Sali Berisha humb Apelin, mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

min lexim

Sali Berisha do të vazhdojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat i Shqipërisë, e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Avokatët e Berishës tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.

Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.

Top Channel raportoi për vendimin e lexuar këtë të hënë në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”, nga ku gjykatësi i çështjes rrëzoi pretendimin e Berishë se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”.

Story i mëparshëm

Osmani: Ivan Stoilkoviç, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit

Story i radhës

Salihi: Stoilkoviç, një pro-Rus në Qeveri është kërcënim për vendin

Të fundit nga