Sali Berisha: Demokratët të mos hanë bar

February 9, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e bëra nga ambasadorja Yuri Kim e cila pak kohë më parë përdori thënien që “demokratët të mos hanë bar”. 

Berisha tha se, ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve, ajo nuk e bëri.

“Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët. Përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do tu nënshtrohemi. Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar.

Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vritet në atentat bosi i mafias turke

Story i radhës

Këto shenja të horoskopit pëlqehen nga të gjithë për mirësinë e tyre

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka
ShkoLartë