Me fillim nga ora 17:00 do të fillojë ndeshja mes Kombëtares së Bregut të Fildishtë dhe asaj të Egjiptit, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Kupës së Afrikës.
Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj gare, Bregu i Fildishtë shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Algjerisë, kurse Egjipti e mposhti me rezultat minimal 1:0 Sudanin.
Bregu i Fildishtë dhe Egjipti kanë zhvilluar plot 14 ndeshje mes vete, ku në shtatë prej tyre kanë triumfuar egjiptianët, krahas katër fitoreve sa ka Bregu i Fildishtë, ndërsa në tre ndeshje janë ndarë me barazim.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Japoma” të Doualas, ku Salah pritet që ta udhëheq Egjiptin drejt fazës së çerekfinales së Kupës së Afrikës.
Tanimë të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Bregu i Fildishtë (4-3-3): Sangare; Aurier, Bailly, Deli, Konan; Sangare, Seri, Kessie; Gradel, Pepe, Haller
Egjipti (4-3-3): El Shenawy; El Fotuh, Abdelmonem, Hegazy, El Solia; Fathi, Marmoush, Kamal; Mostafa Mohamed, Mohamed Salah, Elneny