Salah te Barcelona?

November 27, 2024
1 minut lexim

Ka disa javë që raportohet se Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e sulmuesit Salah te Liverpool. Egjiptiani konsiderohet një transferim strategjik në “Camp Nou”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin sportiv, por edhe për të treguar forcë në tregun europian. Barcelonës i nevojiten futbollistë të klasit botëror, të cilët sjellin sukses sportiv, por edhe në marketing.

Me një yll si Salah në skuadër, katalanasit duan të tregojnë se po rikthehen në kohët e arta, kur më të mirët në botë luajnë me fanellën e Barcelonës.

Problemi është Lamine Yamal. Drejtuesit e klubit po mendojnë sesi do të ndikonte transferimi i Salah (në verë me parametra zero) tek ecuria e talentit katalanas.

Pozicioni i Yamal dhe Salah është i njëjti, në krahun e djathtë të sulmit. Kjo do të ndikonte për keq në zhvillimin e lojtarit më premtues të kësaj dekade në “Camp Nou”.

“El Mundo Deportivo” shkruan se ekziston edhe një skenar tjetër. Salah mund të provohet në krahun e djathtë të sulmit, kurse Yamal si trekuartist apo edhe si sulmues i fshehtë kur mungon Lewandowski.

Me pak fjalë, Barcelona e sheh Yamal si Messi, pra si një lojtar i cili mund të luajë në disa role dhe të jetë truri i ekipit. A e ka ai këtë potencial? Me siguri, po, por ndoshta është ende herët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shitjet e laptopëve me procesorët Snapdragon X arrijnë në 720 mijë

Story i radhës

SHBA, sanksione shtesë për dhunën pas zgjedhjeve në Venezuelë

Të fundit nga

ShkoLartë