Mohamed Salah është vetëm një gol larg të qenit shënuesi më i mirë i Liverpulit në historinë e kompeticioneve europiane. Aktualisht sulmuesi egjiptian është në kuotën e 41 golave, po aq sa legjenda Stiven Xherrard.
Totali i golave europianë të yllit egjiptian është thelluar veçanërisht gjatë viteve të tij në “Anfield Road”.
Por sot ndaj Realit të Madridit, në histori mund të hyjë një tjetër futbollist.
Në rast se kapiteni Xhordan Henderson do të përfshihet në formacion, atëherë mesfushori do të hyjë në listën e 10 lojtarëve të Liverpulit me më shumë prezenca në Europë, duke barazuar Fill Nillin me 74 ndeshje.
Liverpuli është vetëm dy gola larg arritjes së 150 golave të shënuar nën drejtimin e Jyrgen Klopit në Ligën e Kampionëve.
Dhe ky do të jetë takimi i 66-të i trajnerit gjerman në stolin “Reds”-ave në këtë kompeticion.
Por sfida e sotme do të jetë edhe përballja numër 52 e Liverpulit ndaj rivaleve spanjolle. Ata nuk janë ndeshur me asnjë rivale tjetër më shumë nga një shtet i caktuar.