Mohamed Salah është sulmuar nga Roi Kin, pasi sulmuesi egjiptian hodhi fashat në formë rebelimi kur u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes me Çelsin të dielën në “Stamford Bridge”.
Salah kërkonte të shënonte golin e fitores për “reds”-at, gjë që do ta kishte bërë edhe shënuesin më të mirë të javëve të para në historinë e Premier Ligës, por Klop e zëvendësoi pavarësisht ndeshjes së tij të mirë.
Ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, duke komentuar për “Sky Sports” episodin, ishte shumë i drejtpërdrejtë:
“Është OK të mërzitesh, por mos e tepro. Ai u ul në stol duke tundur kokën dhe krahët e ngritur. Ulu dhe qepe”.