Në një intervistë të dhënë për Sky Sport UK, Mohamed Salah ka folur për të kaluarën e tij në Serie A. Lojtari më i mirë aktualisht i Premier League ka thënë për kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur në karrierë:
“Nuk arrij të them një, kështu që do të them katër. Casillas, Buffon, Alisson, Neuer. Jam i sigurt se ka shumë portierë të tjerë të mëdhenj, por nuk i kujtoj për momentin”, ka thënë ylli i Liverpool-it.
“E kam të vështirë të zgjedh më të vështirin. Kur kam luajtur kundër Buffon-it në Itali, ka qenë e pabesueshme. Është një ndjesi e pabesueshme kur je përballë tij. Karriera që ka patur ka qenë e pabesueshme”, ka shtuar Salah.
Egjiptiani ka folur edhe për kulturën e ndryshme sportive mes Italisë dhe Anglisë kur flitet për legjenda të këtij sporti:
“Kur luaja te Roma, tifozët duartrokisnin Totti-n në shtëpi dhe në transfertë. Ka ndodhur vetëm me Totti-n, De Rossi-n, Buffon-in dhe Del Piero-n.
“Nuk besoj se mund të ndodhë në Angli, tifozi është gjithmonë kundër rivalit. Buffon, kudo që shkon në Itali, merr respektin që meriton”.