Sakrifica që ka bërë Michelle Obama gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë lidhet me flokët!

min lexim

Ish-zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama ka promovuar së fundmi librin e saj të ri “The Light We Carry: Overcoming in Uncertain Times”, me ish-prezantuesen, Ellen DeGeneres. Gjatë rrëfimit, Michelle u shpreh se kur ishte në Shtëpinë e Bardhë amerikanët nuk ishin gati për flokët e saj natyralë.

Obama tha se ajo vendosi të drejtonte flokët pasi populli amerikan sapo kishte filluar të përshtatej me të paturit një familje të parë me ngjyrë.

Edhe pse do të kishte qenë më e lehtë t’i stilonte flokët me gërsheta, Obama kujtoi se kishte menduar se:

“Jo, ata nuk ishin gati për këtë”, duke iu referuar publikut amerikan. Nga frika se flokët e saj do të përdoreshin për shpërqëndrim, Obama vendosi t’i drejtonte ato, në mënyrë që administrata të fokusohej në agjendën e saj dhe jo t’u përgjigjej pyetjeve raciste për flokët. 58-vjeçarja tha se modelet e flokëve janë një tjetër pengesë me të cilën përballen gratë me ngjyrë në vendin e punës.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një akt në mars, i cili ndalonte diskriminimin në bazë të modeleve të flokëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpalos listën e pilotëve që janë “rrëzuar” më shumë në gara dhe stërvitje

Story i radhës

Rusia dhe Kina kalojnë në monedha kombëtare për pagesat e dërgesave të energjisë

Të fundit nga