sako viziton qendren e sherbimeve komunitare per femijet me aftesi te kufizuara te angazhuar per te shtuar sherbimet per kete kategori 6201240faa2b2

Sako viziton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara: Të angazhuar për të shtuar shërbimet për këtë kategori

February 7, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e bashkisë Durrës vizitoi këtë të hënë Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku diskutoi me prindërit për vështirësitë që hasin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sako thotë se “diskutoi për problematikat që prekin personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre”.

“Prindërit vlerësuan mbështetjen që Bashkia e Durrësit jep prej vitesh për këtë shërbim dhe ndjeshmërinë që ka treguar ndaj çështjeve që lidhen me personat me aftësi të kufizuara.

Janë 80 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që marrin shërbime të specializuara në këtë Qendër. Bashkia Durrës është e angazhuar të shtojë shërbimet për personat me aftësi të kufizuara dhe të rrisë cilësinë e ofrimit të tyre”, shkruan kryebashkiakja.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rama me rektoret e universiteteve ne rome shqiperia dhe italia kane nje lidhje te vecante 62012396e86dc
Story i mëparshëm

Rama me rektorët e universiteteve në Romë: Shqipëria dhe Italia kanë një lidhje të veçantë

VMRO
Story i radhës

VMRO-DPMNE: Deklarata duhet të mbështetet nga gjitha partitë

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë