Bukayo Saka është këshilluar që të jetë “më i zgjuar” nga Mikael Silvestre, i cili mendon që ylli i Anglisë dhe Arsenalit është “shumë i sjellshëm në fushë”
Saka u eliminua me Anglinë e tij në Botërorin e Katarit nga Franca me rezultat 2-1 në fazën e çerekfinales së këtij turneu. Në anën e pasme të këtij rezultati, ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Les Bleus, Silvestre ka nënvizuar disa zona në të cilat ai beson që Saka duhet të përmirësohet, edhe pse e ka lavdëruar 21 vjeçarin për një paraqitje të mirë për “Tre Luanët”.
“Ndoshta, Bukayo Saka është më shumë së duhet i sjellshëm. Ai duhet të jetë më shumë agresiv”, tha Silvestre për BettingExpert. “Ai është jashtëzakonisht i sjellshëm dhe ka nevojë që të jetë më agresiv në ndeshjen e tij. Ai është përmirësuar në këtë kuptim dhe mund të jetë shumë i vështirë të ndalet ndonjëherë. Për me tepër, unë nuk mendoj se ai duhet të përmirësohet në shumë aspekte”.
“Ai ia ka dalë për mrekulli për Arsenalin dhe është ende një futbollist i ri. Nëse ai bëhet paksa më i mençur dhe agresiv, mendoj se ai do ta arrijë kulmin. Për Anglinë (ai ishte futbollisti më i mirë) Saka është shumë i rrezikshëm, duke kaluar futbollistët, duke i shkaktuar atyre probleme. Ai fitoi penalltinë kundër Francës. Ai ishte për mua, futbollisti numër një, në terma të paraqitjeve, për Anglinë”.
Saka ishte padyshim një ndër yjet e Anglisë në Katar derisa ai mori çmimin “futbollisti i ndeshjes” edhe pse Anglia pësoi nga Franca. Ai shënoi tre gola në katër ndeshje në përgjithësi dhe mbrojtësit kishin probleme më të gjatë tërë garës, për shkak të aftësive të tij dribluese.
Sulmuesi pritet që t’i kthehet ndeshjeve garuese shpejt, menjëherë pas Krishtlindjeve kur Arsenali pret West Hamin në Premier Ligë më 27 dhjetor.