Sahiti me Hajdukun shkëlqejnë, fitojnë Kupën e Kroacisë 

Futbollisti Emir Sahiti me Hajdukun e Splitit fitojnë Kupën e Kroacisë.

Skuadra me renome ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Rijekës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Polud” të Splitit.

Katër gola dhe një karton i kuq.  

Për Hajdukun shënuan Ferro (24′), Melnjak (36′ e 56′) dhe për Rijekën Drmiç (13′).

Rijeka plot 49 minutat mbetet me një lojtar me pak, Smolçiç u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, një përparësi e madhe për ekipin e Hajdukut.

Lindon Selahi u paraqit standard për Rijekën dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.

Sahiti luajti deri në minutën e 81-të për Hajdukun duke kontribuar në këtë triumf të madh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini: Presim në Kuvend të kalojë Ligji për hua dhe ta rregullojmë përgjithmonë çështjen për menaxhimin me mbeturinat

Story i radhës

“Pesë duart” e Rusisë që mund të ndezin “ferrin” bërthamor – Edhe Putini është në mëshirën e tyre

Të fundit nga