Futbollisti Emir Sahiti me Hajdukun e Splitit fitojnë Kupën e Kroacisë.
Skuadra me renome ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Rijekës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Polud” të Splitit.
Katër gola dhe një karton i kuq.
Për Hajdukun shënuan Ferro (24′), Melnjak (36′ e 56′) dhe për Rijekën Drmiç (13′).
Rijeka plot 49 minutat mbetet me një lojtar me pak, Smolçiç u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, një përparësi e madhe për ekipin e Hajdukut.
Lindon Selahi u paraqit standard për Rijekën dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.
Sahiti luajti deri në minutën e 81-të për Hajdukun duke kontribuar në këtë triumf të madh.