Safete Rifati është prej ish hendbollisteve që më së shumti djersiti fanellën e ekipit të Kastriotit të Ferizajt, shtatë herë kampione e Kosovës në vitet e pas luftës.
Rifati, për vite me radhë ka qenë kapitene e ekipit dhe në kohën e sukseseve më të mëdha, me trajneren më të mirë Valbona Zeqa..
Ajo ka qenë kapiteni e Lirie Muhaxherit, Vlora Jasharit, Merfide Salihut, Ganimete e Ramize Shabanit, Xhevrie Dibrës, Merfide Salihut, Arbëresha Jasharit, Valentina Qerimit, Jasemine Ahmetit etj.
Një prej pivoteve më të mira në vitet e pas luftës, por që nga koha kur e ka përfunduar karrierën asnjëherë nuk ka pas ofertë për trajnere nga KHF Kastrioti, as nga bashkëlojtarja e saj e dikurshme shumëvjeçare Vlora Jashari, që një kohë ka qenë drejtore sportive e klubit. E lënë anash apo e injoruar?
“Nga ekipi i KH Kastrioti? Jo nuk kam pas ofertë, edhe pse aty kam luftuar me mish e më shpirt.
Dëshira dhe vullneti i mirë nuk më kanë ndal asnjëherë, me një legjendë të hendbollit si trajnerja Valbona Zeqa – Rexhepi.
Ofertë kam pas nga KH Ulpiana e Lipjanit”, thotë Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ajo tha se ka punuar vazhdimisht me nxënësit e shkollës.
“Me nxënësit e shkollës ‘Skënderbeu’ dhe ‘Neze Bujani’ kam rezultate shumë të mira.
Ka talente të cilat kanë prirje i orientoj nëpër klube. Le të veçohet që nxënësja jem Fjolla Berisha ka qenë në Gjakovë me U-16, por ka edhe të tjera që pres shumë prej tyre”, tregon Rifati.