safet kamberi zgjidhet kryesues i kuvendit komunal te mitrovices 6964206e7a30f

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

January 12, 2026
min lexim

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, sonte në një seancë të jashtëzakonshme me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 vota të pavlefshme, ka zgjedhur Safet Kamberin kryesues të Kuvendit, raporton KosovaPress.

Në një fjalë rasti, pas zgjedhjes, Kamberi u zotua se “kryesues do të bëj më të mirën për Komunën e Mitrovicës duke çuar përpara gjithçka që është në interes ë komunës”.

Ky është zotimi i Kamberit

“Një falënderim të veçantë për anëtarët e Kuvendit, për besimin që ma dhanë, që unë të jem kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. Dhe pa e zgjatur shume, unë vetëm diçka dua me iu premtua anëtarëve të Kuvendit. Unë si kryesues i Kuvendit, do të jem në nivelin e përgjegjësisë, do të respektojë në mënyrën më të mirë të mundshme Ligjin për vetëqeverisje lokale, po ashtu Rregulloren e Kuvendit dhe ju garantoj se secili anëtar i Kuvendit do ta ketë hapësirën e vet të diskutimeve. Kështu unë zotohem se unë si kryesues do të bëj më të mirën për Komunën e Mitrovicës duke çuar përpara gjithçka që është në interes ë komunës”, tha ai.

Kamberi tha se seanca e radhës, e rregullt e këtij kuvendi është të hënën (nesër) prej orës 10:00, ku do të do jenë në shqyrtim themelimin e dy komiteteve të rëndësishme dhe të përhershme, Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete.

Në këtë seancë mori pjesë edhe kryetari i komunës, Faton Peci.

Paraprakisht, në njoftim për thirrje të seancës, u tha se kjo mbledhje po mbahet me orar të parregullt, meqë e njejta pritej të mbahej të hënën duke filluar nga ora 10:00.

“Arsyeja e ndryshimit të datës lidhet me zbatimin e nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës e cila parasheh mbajtjen e kësaj seance jo më larg se një muaj pas seancës konstituive e cila ishte mbajtur me 12 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.

Kështu, bazuar në këtë zhvillim, duket se data e thirrjes së seancës ishte llogaritur gabim, rrjedhimisht afati ligjor, andaj e njëjta është thirrur për sonte në ora 21:30.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat e dhunshme vritet zyrtari i larte iranian nga demonstruesit ne mashhad 69641f8613916
Lajmi i mëparshëm

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

vrasesit e heshtur te potences 5 zakone te perditshme qe po ju ulin testosteronin pa e kuptuar 69642197d6c77
Lajmi i radhës

Vrasësit e heshtur të potencës: 5 zakone të përditshme që po ju ulin testosteronin pa e kuptuar

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë