Sadio Mane: Senegalezët duan që unë të largohem nga Liverpooli, unë do të bëj atë që ata duan

1 minut lexim

Sadio Mane ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Mane ka kontratë me Liverpool deri në vitin tjetër, por largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.

Pas finales së Ligës së Kampionëve, ai dha një mesazh për klubin dhe tifozët duke iu uruar çdo të mirë, por zyrtarizimi për largimin e tij ende nuk ka ndodhur.

Mane këtë periudhë është i grumbulluar me kombëtaren e tij.

Në një intervistë, ai tha se shumica e senegalezëve duan që ai të largohet nga ‘Reds’ dhe tha se do ta bëjë atë që ata kërkojnë.

“Shumica e senegalezëve duan që unë të largohem nga Liverpooli, unë do të bëj atë që ata duan”, ishin fjalët e Mane.

Senegalezi është i lidhur me një transferim drejt gjigantit gjerman, Bayern Munich.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 4 qershor

Story i radhës

Njerëzit e pasionuar: Çfarë i bën ata kaq të ndryshëm?

Të fundit nga