Sadiku: Pavarësisht komunikimit me autoritetet, gazetarëve u është rrezikuar jeta në veri të Kosovës

October 5, 2024
1 minut lexim

Në emisionin “Robin Hud”, që transmetohet në TV21, sot trajtojmë temën e sigurisë së gazetarëve gjatë raportimit. Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), thotë se komunikimi i autoriteteve të sigurisë me gazetarët nuk është në nivelin e duhur. Për këtë ai përmend raportimin e gazetarëve në veri të Kosovës, ku pavarësisht komunikimit me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, gazetarëve u është rrezikuar jeta.

“Jo në suaza çfarë do të donim, për shkak se gazetarët nuk kanë pasur siguri atje, u është rrezikuar edhe jeta, i kemi parë ato skenat dramatike se si janë sulmuar gazetarët, janë rrahur, etj, etj. Kemi pasur edhe ato skena ku KFOR-i largon gazetarin, tek sa ai duke ikur nga bandat serbe, shkon të kërkojë ndihmë te KFOR-i, por edhe aty nuk i lejohet”, deklaroi Sadiku.

Emisioni “Robin Hud” realizohet në bashkëpunim me kolegë gazetarë nga Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Në këtë emision trajtojmë tema të cilat ia vlen të dëgjohen. Emisioni i sotëm do të transmetohet në ora 12:05.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk do i flasin njëra-tjetrës? Bora dhe Heidi bashkohen në një emision, ja çfarë pritet të ndodhë në spektakël

Story i radhës

OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur paqeruajtësit në Liban

Të fundit nga

ShkoLartë