Në TV21 tashmë ka filluar seriali “Robin Hud”, që realizohet në bashkëpunim me kolegë gazetarë nga Kosova, Bosnje e Hecegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Projekt në të cilin trajtojmë tema të cilat duhet të dëgjohen.
Emisioni i parë transmetohet sot në ora 12:05 në TV21.
Sot me kolegun Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), flasim për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit. Sadiku thotë se përpos sfidave të ndryshme, sigurinë e gazetarëve e cënojnë edhe partitë politike.
“Atë pasiguri të raportimit të gazetarëve, pikërisht pra e ndihmojnë partitë politike, veçmas ata që janë në pushtet, pikërisht duke e bërë, organizuar fushata linçuese ndaj secilit gazetar që raporton për një keqpërdorim, për një keq menaxhim, për dyshime për afera korruptive, e forma të tjera të raportimit, që shpërfaqin një të metë në qeverisje, ose një efekt aty, çfarëdo qoftë, një shkelje e ligjit atje, një keqpërdorim i detyrës atje etj. Prandaj gazetarët përballen përveç kërcënimeve…sepse kur partitë politike, ose një parti e fuqishme që është në pushtet, i bën këto veprime, është një tepih i kuq për të gjithë personat më pastaj, që do ta kenë “halë në sy” një gazetar tek sa e shohin me mikrofon, rrugëve të qytetit, duke raportuar për një storje ose kronik tjetër”, deklaroi Sadiku.
Burimi: tv21