Trajneri i njohur italian, Arrigo Sacchi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për sezonin e ardhshëm.
Sipas tij, dy klubet e Milanos, Inter dhe Milan janë duke ndërtuar skuadra cilësorë për t’iu kundërvënë Napolit. Sacchi mendon se Interi po bën merkato më të sigurt.
“Dy skuadrat milanezë po përpiqen të bëjnë skuadra të forta për t’iu kundërvënë Napolit.
Për momentin, Interi po bën punë më të sigurt pasi mbajti pjesën kryesore të skuadrës që arriti në finalen e Champions League. Ata janë duke negociuar që ende ta mbajnë Lukakun”, tha Sacchi.
“Megjithë humbjen e një lojtari të shkëlqyer si Brozovic, ata kanë shtuar elemente si Frattesi dhe Thuram. Unë e njoh mirë Frattesin, ai është shumë i mirë dhe ai është një dhuratë e rëndësishme për Interin”, ka përfunduar ish-strategu italian.