sabiani tregon arsyen pse nuk ishte te festa e ditelindjes se monikes 625da9e30a7e7

Sabiani tregon arsyen pse nuk ishte te festa e ditëlindjes së Monikës

April 18, 2022
1 minut lexim

Aktorja Monika Lubonja para pak ditësh organizoi një festë mjaft të veçantë për ditëlindjen e saj, ku shumë fytyra të showbizit shqiptar ishin prezentë.

Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e Sabianit, me të cilin më përpara aktorja ka pasur një raport të mirë.

Arsyeja pse Sabiani nuk ishte prezent është se në fakt Monika nuk e ka ftuar.

“Nëse më do të më kishte ftuar, do të shkoja”, tha këngëtari në emisionin Wake Up, në Top Channel.

Sabiani bëri me dije se mes tyre nuk ka komunikim. Ai tha se janë takuar te ditëlindja e Big Mama-s, dhe janë përqafuar, por vetëm kaq.

Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjigantet evropiane pas bernardo silvas 625da9ac45ce2
Story i mëparshëm

Gjigantët evropiane pas Bernardo Silvas

macron rrit epersine ndaj le pen para raundit te dyte te zgjedhjeve 625da9e776a30
Story i radhës

​Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen para raundit të dytë të zgjedhjeve

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë