Një 75-vjeçar është shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Panorama.al mëson se i moshuari sa është futur në det, ka ndjerë dhimbje në pjesën e kraharorit dhe ka kërkuar për ndihmë.
Menjëherë janë futur në det tre persona dhe e kanë shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit pranë lungomares në qytetin bregdetar.
Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.