Tërmetet janë relativisht më të zakonshme në Myanmar, krahasuar me Tajlandën.
Midis vitit 1930 dhe 1956, ka pasur gjashtë tërmete të forta me magnitudë 7.0 pranë Fault-it të Sagaing, që kalon përmes qendrës së vendit, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar USGS-në.
Tajlanda nuk është një zonë e tërmeteve dhe pothuajse të gjitha tërmetet që ndihen atje, të cilat janë të rralla, janë në Myanmarin fqinje.
Pasi ndërtimet në Bangkok nuk janë projektuar për tërmete të fuqishme, dëmtimi struktural mund të jetë i rëndë, shkruan bbc.
Në nëntor 2012, një tërmet me magnitudë 6.8 goditi pjesën qendrore të vendit, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Infrastruktura e dobët, shërbimet e pamjaftueshme shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale dhe zhvillimi i pakontrolluar urban e kanë bërë popullsinë e zonave të populluara veçanërisht të cenueshme ndaj fatkeqësive natyrore, thonë ekspertët.
Ndërkohë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 dhe ishte në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), duke e bërë atë një nga tërmetet më të forta të regjistruara kohët e fundit në rajon.
Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë, përfshirë vendet fqinje si Tajlanda dhe Bangladeshi, por edhe në Kinë.
Ndryshe, autoritetet në rajon po ndjekin situatën me kujdes, duke vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e pasgoditjeve.
Burimi: botasot.info