Sa të sigurtë jemi në komunikacion? Qytetarët: Nuk jemi të sigurtë në rrugë

May 5, 2025
min lexim

Shkup 4 maj – Më shumë se 140 persona në vend çdo vit pësojnë në aksidente rrugore, një pjesë e të cilëve përfundojnë me fatalitet. Shumë prej aksidenteve shkaktohen pikërisht për shkak të gabimeve të rënda në komunikacion qoftë nga drejtuesit e automjeteve apo nga këmbësorët.

Sipas statistikave të MPB-së, vitin e kaluar në viza të bardha jetën e kanë humbur 24 këmbësorë, ndërsa shifrat tregojnë se që nga viti 2010 nëpër rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën nga 116 deri në 198 persona.

Madje disa raste kanë shkaktuar edhe reagime të mëdha në opinion, si ai i muajit janar kur 22-vjeçarja Frosina Kullakova u përplas nga një 20-vjeçar pa leje dhe nën efektin e alkoolit, teksa po kalonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në vendkalim për këmbësorë dhe në semafor të gjelbër për këmbësorë.

Aksidentet në rrugët e Shkupit javën e kaluar i morën jetën një 16 vjeçari, i cili në Çair po drejtonte me shpejtësi një motoçikletë, ndërsa është përlasur me një 14 vjeçar me trotinet. Edhe ky i fundit ka marrë lëndime të rënda.

Të dhënat e MPB-së flasin se në janar të këtij viti përveç një të vdekuri, janë regjistruar edhe 13 të lënduar nga aksidentet në komunikacion.

Në shkurt janë regjistruar dy të vdekur dhe 9 të lënduar, ndërsa në mars një i vdekur dhe 21 të lënduar.

Aksidenti I fundit me pasoja fatale ka ndodhur më 2 maj në fshatin Llazhan, afër Prilepit, kur një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën nga një aksident me motoçikleta mes dy të miturve të moshës 13 dhe 14 vjeç.

Në aksidentet në këtë periudhë kanë pësuar edhe 50 këmbësorë dhe 10 çiklistë. Qytetarët e anketuar thonë se numri i aksidenteve në komunikacion është i lartë. Disa prej tyre e shohin fajin te shoferët e automjeteve, por ka edhe nga ata që e pranojnë se edhe këmbësorët nuk janë mjaftueshëm të kujdeshëm.

“Në rrugë s’jemi të sigurtë hiç, me të vërtetë nuk respektohen rregullat e komunikacionit, sidomos tash me këto motorët, trotinetat po edhe shoferët profesional që vosizin veturat s’i respktojnë rregullat e komunikacionit pothuajse hiç. Duhet ti bëjmë sytë katër, me shiqu mirë se po e shofim se çfarë ndeshje po ndodhin. Komunikacioni sa më i ngarkuar, rreziqet janë më të vogla dhe nuk mund të vozisin shpejtë, por s’kemi kulturë në komunikacion. Edhe shumë të rrinjë me motorë dhe trotinet në komunikacion, pengesë e madhe. Unë nuk e di a kanë prind, para disa ditësh që ndodhi në Çair, një fëmijë 16 vjet, është gjynah 16 vjet me humb jetën tragjikisht. Edhe këmbësorët e kane fajin, kalojnë nuk shiqojnë djathtas- majtas, mendojnë se e gjithë rruga e tyre është, në përgjithësi s’kemi kulturë, as në komunikacion, as kështu në përgjithësi.”

“Nuk jemi të sigurtë ‘hot-top’ të myt. Përdit shkelin, dje, pardje një e shkelën. Shoferat nuk kanë kujdes aspak, të shkelin pa e pasur dert.”

“Fare nuk ndjehem i sigurtë. Hiç, fare nuk i respektojnë rregullat. ‘Këmbësorët a kanë fajë ndonjëherë?’ – Po kanë faj edhe ata, po më shumë ka faj komunikacioni, shoferët.”

“Unë jam prej Gostivarit. Gostivari është më i vogël, e për Shkupin jo…. unë studijoj këtu në Universitetin Ballakanik dhe kur jam këtu kam frikë të dalë vonë.

‘Bënë ndonjë shkelje të rregullave kur shpejton?’ – PO.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

MPB apel qytetarëve, respektoni rregullat e komunikacionit

Nga MPB bëjnë të ditur se shkaktarë të aksidenteve janë më së shumti vozitja e shpejtë, por edhe vozitja nën ndikimin e alkoolit, apo edhe drejtimi i automjeteve pa leje për vozitje.

“Apelojmë te qytetarët që ti respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin e MPB-së.

Gjatë kontrolleve policore vetëm me rastin e 1 majit janë konstatuar 613 shkelje, prej të cilave 132 shofer kanë konsumuar alkool, 115 për shkak të vozitjes së shpejtë dhe 114 persona kanë drejtuar automjetin pa leje.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zhgënjim, ankth dhe pasiguri! 3 shenjat më të pafata të horoskopit për javën që vjen!

Story i radhës

Gazetari italian: Shqipëria ka potencial të madh turistik

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë