“Sa të jetë Turqia, Shqipëria s’do jetë vetëm”, Rama falënderon Erdogan për ndihmën

min lexim

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, kryeministri Rama falënderoi qeverinë turke për kontributin dhe ndihëm e dhënë për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës në momentet e tyre më të vështira.

“Shqipëria nuk mund të harrojë se falë jush, Kosova u njoh si Republikë e Pavarur pak minuta pasi parlamenti shpalli pavarësinë. Ju na ndihmuat pas tërmetit dhe ndërmorët nismën për ndërtimin e 500 apartamenteve. E treta, kur ne dhe Ballkani Perëndimor u ndjemë si peshku pa ujë kur ra coronavirusi dhe nëse nuk do të ishte Turqia dhe ju (Erdoganit), do të kishim pasur mijëra humbje jete.

Spitali Memorial i ndërtuar nga Turqia, është pararojë e transformimit të shëndetësisë në Shqipëri. Aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore. Presim të vijë Universiteti turk në Tiranë, që do t’u japë mundësi studentëve të ndjekin një universitet të një niveli botëror. Kishim 10 milionë turistë dhe nga Turqia, numri i turistëve u rrit 30%. Investimet turke kanë arritur 3.7 mld euro dhe presim të tjera. Vëllimin tregtar duhet të çojmë në 1 mld euro”, tha Rama.

Story i mëparshëm

Ligji për gjykatës dhe prokurorë nxit reagime

Story i radhës

Hoxhallari: Fagu nuk kishte çfarë të bënte në pak orë

Të fundit nga