sa shume ua kujton legjenden del piero fansave te juventusit talenti i madh yildiz 68c9f5157dd9b

Sa shumë ua kujton legjendën Del Piero fansave të Juventusit talenti i madh Yildiz

September 17, 2025
1 minut lexim

Turku Kenan Yildiz shënoi golin që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 në barazimin spektakolar 4-4 të Juventusit kundër Borussia Dortmund në stadiumin Allianz.

Ky moment kujtoi debutimin legjendar të Alex Del Piero në Ligën e Kampionëve më 13 shtator 1995, gjithashtu kundër të njëjtit kundërshtar.

Pothuajse 30 vjet më vonë, më 16 shtator 2025, Kenan Yildiz krijoi një skenë të ngjashme: kundërshtari i njëjtë, dinamika e ngjashme, dhe një gol që riktheu emocionet e para për tifozët e Juventusit.

Një gjest që lidhi dy gjenerata të ndryshme, duke rikujtuar “Golin e Del Pieros” që pati epifaninë e tij në stadiumin Westfalen.

Tridhjetë vjet më parë, Alex Del Piero shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve pas 37 minutash lojë: nga skaji i majtë i zonës, ai rrotulloi topin me këmbën e djathtë dhe e dërgoi në cepin e largët të portës së Klos.

Yildiz, i cili debutoi në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar kundër PSV Eindhoven, ripërsëriti këtë magji në barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmundit.

Lëvizja e tij për të mposhtur Gregor Kobbel ishte një imitim i përsosur i stilit të idhullit të tij, dhe Juventusi e festoi këtë moment edhe në rrjetet sociale: “Ajo gjuajtje, ai gol, me atë trajektore, kundër Borussia Dortmund. Ne të gjithë rikujtuam të njëjtin gol…”.

Dialogu mes Yildiz dhe Del Piero

Alex Del Piero e përgëzoi Yildiz për golin, duke e cilësuar si të mrekullueshëm.

“Goli yt është i mrekullueshëm. Jam veçanërisht i lumtur për të, sepse edhe mua më pëlqenin të shënoja gola të tillë. Një spektakël trajektorie, topi del dhe hyn, nga e djathta në të majtë dhe nga lart poshtë. Urime”, deklaroi legjenda italiane.

Kenan Yildiz u përgjigj i emocionuar, si gjithmonë kur flet me idhullin e tij, duke u turpëruar që nuk e kishte parë.

“Nuk e kam parë kurrë golin tënd. Mendoj se ishte instiktive: pashë pak hapësirë dhe gjuajta. Jam shumë i lumtur që shënova një gol kaq të bukur dhe që arritëm të ktheheshim”, nënvizoi turku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendimet e dielles dhe pasojat aldor nini zbulon pergjegjesit 68c9f4b4cdf4c
Lajmi i mëparshëm

Vendimet e ‘Diellës’ dhe pasojat: Aldor Nini zbulon përgjegjësit

tragjedi ne shtime rrokulliset traktori ky eshte bujku qe nderroi jete 68c9f52312dc0
Lajmi i radhës

Tragjedi në Shtime – Rrokulliset traktori, ky është bujku që ndërroi jetë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë