Sa shumë ndikojnë aknet emocionalisht tek ne?

min lexim

Pak orë më parë, Kladia Pepa postoi në Instagramin e saj një foto (selfie) ku në fokus vuri gjendjen e lëkurës së saj aktuale. Një shpërthim aknesh që vijnë si pasojë e një periudhë jo të lehtë për të. Balerina njoftoi se për disa muaj do ta ketë të pamundur të kërcejë dhe të stërvitet për shkak të problemeve me gjurin.

“Jam e trishtuar. Të zgjohem e të shoh veten time kështu nuk më bën të ndihem e sigurtë. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështurë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë dhe të shëroj gjurin.  Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht duhet të paraqitem para kamerës e pasigurtë dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet, ushqimi…”- shkruan Pepa e cila e ndau postimin për të treguar se fotot e bukura në Instagram s’përkojnë gjithmonë me realitetin tonë.

ADVERTISING

Gjithsesi ndalemi pak tek shpërthimi i akneve. Shumë vajza përballen çdo ditë me po të njëjtin problem. Pasiguri që vjen si pasojë e akneve të cilat mund të shfaqen për gjithë arsyet që Klaudia përmendi më lartë, por dhe për shumë të tjera. 

Sipas një studimi të publikuar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë, rezulton që shfaqja e akneve të reja mund t’i çojë njerëzit deri në përjetimin e simptomave të depresionit. Vajzat dhe djemtë me akne shfaqin simptoma depresioni, vetëvlerësim të ulët, mendime që ulin imazhin e vetes, por sigurisht kjo nuk duhet lënë t’ju mundojë për shumë gjatë.

Sipas psikologëve, parregullsitë e lëkurës kanë tendencë të na izolojnë. Pa e kuptuar, njerëzit fillojnë të shmangin daljet me të tjerët dhe kontaktin me sy. Sikur të mos mjaftonte kjo, hormonet nuk i ndihmojnë të stabilizojnë gjendjen emocionale.

Megjithatë, ajo çfarë është thelbësore për t’i kujtuar vetes është se aknet mund të trajtohen dhe nuk janë të përhershme.

Aknet shkaktojnë stres tek shumë njerëz dhe si pasojë, kjo përshkallëzon shpërthimin e tyre në lëkurë. Zgjidhja nuk është të shmangni ndërveprimet sociale, një takim të ri apo një intervistë pune. Ka shumë mënyra të tjera për t’i mbajtur nën kontroll apo t’i reduktuar ato, por derisa ky proces të përfundojë kujtojini që ti nuk je aknet e tua! 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bujar Osmani në Sofje: Nesër do ta hap çështjen për klubin maqedonas në Bllagoevgrad

Story i radhës

Në mesnatë ndryshojnë çmimet e naftës

Të fundit nga