Sa shumë ka ndryshuar me pamje sportistja e njohur e Kosovës?

November 26, 2022
1 minut lexim

Si basketbolliste aktive gjithmonë e ka bartur numrin 13-të në fanellë, por nuk iu ka përkushtuar ndonjëherë frizurës sikur në ditët e sotme.

Për ata që nuk e njohim mirë, mendojnë se Anduena Rifati ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike, por kjo nuk qëndron.

Anduena ka një pamje më ndryshe, ka rregulluar flokët më ndryshe dhe duke i shndërruar në flokë të stilit siç e ka për qejfi ajo.

Image

Dikur si basketbolliste

E njohur si Lepa Brena e Kosovës, edhe pse ka kaluar të 40-tat, me pamje duket sikur rreth të 25-tave dhe shumëkush që e sheh, habitet jo për bukurinë sa për pamjen e veçantë të saj!

Dikur basketbolliste e shkëlqyeshme, sot është vëzhguese e basketbollit në Ligën e Unike.

E ka për qejfi edhe veshjen solemne, sidomos kur shkon si vëzhguese vishet në kat dhe i jep një imazh ndryshe jo vetëm vetes por edhe punës që kryen me autoritet.

Image

Dikur si basketbolliste

Koleget dhe kolegët e thërrasin Leba Brena sepse sipas tyre, i ngjan pothuajse në të gjitha aspektet, madje në një aspekt edhe ia kalon por tani për tani mbetet si befasi nëse ajo vet do të tregon në një të ardhme!

Anduena është e qytetit të lashtë të Prizrenit. Synimet e saj janë që një ditë të bëhet edhe trajnere e basketbollit. Krejt në fund, për bukuri thotë nuk ia shtrin dorën askujt, është dhunti e Zotit dhe është krenare që e krahasojnë me këngëtaren boshnjake Lepa Brena.

Bile Anduena thotë se me disa elemente ia kalon Lepa Brenës sepse është më origjinale në disa aspekte se sa ajo. 

“Fal Zotit dhe sportit jam e re në çdo moshë”, thotë Anduena për gazetën “Bota sot”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zayn Malik rikthehet në muzikë me një kopertinë të këngës “Angel” të Jimi Hendrix

Story i radhës

Dogana konfiskoi 12 kilogramë ekstazi me vlerë prej 200 mijë eurove

Të fundit nga

ShkoLartë