Sa shqetësues është varianti i ri i Covid-19? Reagon epidemiologu Alimehmeti

August 22, 2023
1 minut lexim

Në një intervistë televizive, doktor Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti i ri i Covid-19 është një variant që po diskutohet në 4 shtete të botës ditët e fundit.

Ai tha se janë shumë pak raste të raportuara dhe shkencëtarët do ta monitorojnë dhe shtoi se ka shumë pak njerëz që vijnë në spitale dhe nuk është diçka shqetësuese.

Alimehmeti: Varianti i ri i Covid-19 është një variant që po diskutohet në 4 shtete të botës ditët e fundit. Gjithmonë duhen parë spitalet, pra a kemi shtrime dhe raste të rënda? Përgjigja është jo. Ka një variant të ri dhe me këtë do të merren shkencëtarët.

Janë shumë pak raste të raportuara dhe shkencëtarët do ta monitorojnë. Ka shumë pak njerëz që vijnë në spitale dhe nuk është diçka shqetësuese. Nuk mund të parashikohet e ardhmja, por ne flasim me gjërat që i kemi në dorë. Ka një situatë të qetësuara tashmë në spitale me Covid.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tension mes klubeve

Story i radhës

Michel: E rëndësishme zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate për në BE

Të fundit nga

ShkoLartë