Marrëdhëniet romantike janë sa unike aq edhe komplekse. Dashuria nuk njeh receta prandaj mos u bazoni shumë tek çfarë dëgjoni për raportet e shoqeve/shokëve përreth. Nëse e keni pyetur veten: “Po unë pse nuk flas aq shpesh me të dashurin” apo “Sa shpesh duhet të flasim/takohemi për të qenë marrëdhënie e shëndetshme”, është koha të merrni disa përgjigje tani.
Sa shpesh duhet të flisni me partnerin dhe takoheni me të?
Ndonëse në fillimit tuaja është e kuptueshme të jeni gjatë gjithë kohës duke komunikuar me mesazhe, sipas ekspertëve s’është më e mira që mund t’i bëni vetes dhe atij. Kjo për arsyen e thjeshtë se jo vetëm që s’është një zakon i shëndetshëm, por ju bën më të varur dhe më pak produktivë në jetën tuaj të përditshme apo detyrat që duhet të përfundoni.
A duhet të flisni çdo ditë?
Të paktën 4 herë në javë, po, nëse doni ta quani një lidhje të shëndetshëm, kurse 1 herë në ditë është idealja!
Nëse ka diçka e cila duhet t’ju shqetësojë është cilësia e komunikimit. Sa i shëndetshëm është komunikimi juaj i përditshëm vlen më shumë sesa shpeshtësia e bisedave. Cilësia e tij duhet t’ju japë siguri, rehati dhe lirshmëri.
Duke komunikuar më shumë seç duhet, do ta keni të vështirë të funksiononi me njërëz të tjerë gjatë ditës si dhe të jeni produktivë me punët tuaja sepse rrjedhimisht i gjithë fokusi është ai/ajo dhe mesazhet që po shkëmbeni.
Një mënyrë fantastike për të ruajtur cilësinë e komunikimit mes jush është të vendosni ca rregulla, si përshembull:
1. Të mos shkruani pas mesnatës.
2. Të mos dërgoni mesazhe gjatë orëve të punës.
Çfarë të bëni nëse ndjeni që partneri s’të shkruan sa duhet?
E para, mos u fiksoni pas telefonit. Njerëzit kanë axhendat e tyre dhe ndoshta ngarkesa e ditë nuk i lejon të shkruajnë gjatë gjithë ditës. Eshtë e rëndësishme të keni pritshmëri realiste ndaj tij/saj.