Sa shpesh bëjnë seks çiftet ‘normale’?

June 24, 2023
min lexim

Në një moment të jetës, shumë çifte hamendësojnë dhe pyesin veten: “Sa herë bëjnë seks çiftet e tjera?” Megjithëse përgjigjja nuk është e qartë, terapistët e seksit kanë thënë disa gjëra për këtë temë.

Ka shumë përgjigje midis terapistëve të seksit rreth mesatares së marrëdhënieve seksuale për çiftet në marrëdhënie afatgjata. Përgjigjet mund të shkojnë nga një herë në javë në një herë në muaj! Kur terapisti Ian Kerner u pyet nga Women’s Health se si u përgjigjet çifteve që e pyesin sa shpesh duhet të bëjnë seks, ai tha: “Unë gjithmonë jam përgjigjur se nuk ka asnjë përgjigje të saktë.”

Jeta seksuale e një çifti ndikohet nga kaq shumë faktorë të ndryshëm: mosha, stili i jetës, shëndeti i secilit partner, epshi dhe natyrisht, cilësia e marrëdhënies së përgjithshme.

“Mund të mos ketë asnjë përgjigje të saktë për pyetjen se sa shpesh çiftet duhet të bëjnë seks, por kohët e fundit unë i këshilloj çiftet të përpiqen të bëjnë seks të paktën një herë në javë.” – tha ai.

Shumica e terapistëve të seksit pajtohen se të bësh seks më pak se 10 herë në vit është një arsye e mjaftueshme për të etiketuar martesën/bashkëjetesën ose raportin tuaj si një marrëdhënie pa seks.

Megjithatë, mungesa e seksit nuk do të thotë që lidhja është në telashe, sipas ekspertëve. Seksi mund të jetë një nga mënyrat në të cilën çiftet shprehin dashurinë dhe dëshirën e tyre për njëri-tjetrin, mungesa e seksit nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni drejt ndarjes, megjithëse është diçka që duhet shihni me kujdes.

Dr. Kerner thotë, “Seksi duket se po shkon në fund të listës ‘gjëra për t’u bërë’ të njerëzve; por, sipas përvojës sime, kur çiftet ndalojnë marrëdhëniet seksuale, marrëdhëniet e tyre bëhen të cenueshme nga zemërimi, shkëputja, pabesia dhe, në fund të fundit, divorci. Unë besoj se seksi ka rëndësi: është ngjitësi që na mban së bashku dhe, pa të, çiftet bëhen ‘miq të mirë’ në rastin më të mirë, ose ‘shokë dhome që zihen’ në rastin më të keq.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Story i radhës

Messi mbush 36 vjet

Të fundit nga

ShkoLartë