Sa po respektohet masa për mbrojtje nga i nxehti? TV21 në mesditë hasi në punëtorë ndërtimi që po punonin

Masa e sjellë në fuqi nga Qeveria, që punëtorët e ndërtimtarisë të mos punojnë prej orës 11 deri në 17 për shkak të temperaturave të larta me sa duket nuk po zbatohet gjithkund.

 

TV21 doli në terren për të parë nëse masa po respektohet masa. Te disa pamë se nuk po punohej.

 

Por kështu nuk vepronte edhe kompania “Limak”, tek e cila pamë se në mesditë i kishte nxjerrë punëtorët në punë.

 

 

Pyetëm kompaninë se pse nuk po e respektojë masën për mbrojtjen e punëtorëve. Nga “Limak” na thanë se i respektojnë rekomandimet.

 

 “Në përputhje me këtë vendim, në periudhën prej orës 11 deri në 17:00 kryhen vetëm disa aktivitete pune gjatë të cilave punëtorët nuk ekspozohen vazhdimisht në diell për një kohë të gjatë. Duke vepruar kështu, kompania merr të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse për të mbrojtur shëndetin e të gjithë punonjësve.”- thanë nga kompania “Limak”

 

 

Rekomandimi për mbrojtje nga temperaturat e larta vlen edhe për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60-vjeç, të cilët duhen të lirohen nga puna, por punonjësit e tekstilit në Shtip janë ankuar për shkelje dhe moszbatimin e rekomandimeve. Shoqata “Glasen Tekstilec”, kryetari i Shtipit dhe inspektorët bënë kontrolle nëpër autobusë, të cilët vozisin punëtorë të tekstilit.

 

Ja u bë një koordinim me komunën, me zyrën qendrore, tashmë ka edhe ndalesë për disa nga transportuesit, megjithatë siç përmendi edhe kryetari, këto ditë të caktuara duhet të mësohemi me masat e ndërmarra.”- tha Kristina Ampeva, “Glasen Tekstilec”

 

 

Përndryshe, për mosrespektim të vendimit për mbrojtje nga temperaturat, Inspektorati i punës, ka kryer 164 inspektime në gjithë vendin dhe ka shqiptuar mbi 30 gjoba.

 

Përndryshe, me vendim të Qeverisë, prej datës 17 deri më 25 korrik, nga ora 11 deri në 5 pasdite, personat e moshuar, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe punëtorët që punojnë në të hapur, duhet të lirohen nga obligimet e punës. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Disa truke të thjeshta për të humbur peshë

Story i radhës

Shtrëngimet e Stomakut – Çfarë Ndodh dhe ç’ka Duhet Konsumuar

Të fundit nga