Gjergj Bojaxhiu, në emisionin “Open” në News24, të moderuar nga Eni Vasili, po hoi se tarifat e Trump nuk kanë pasoja të drejtpërdrejta për Shqipërinë, por askush nuk e di çfarë do të ndodhë më pas.
“Në fakt, Shqipëri nuk ka eksporte të mëdha në Amerikë, më shumë importojmë. Jemi të dobët, nuk ka të bëjë me politikë proamerikane apo kundër ruse.
Askush nuk ka siguri sa do të zgjasë kjo politikë, edhe vetë republikanët, një pjesë e mirë, nuk janë dakord, nuk po themi për opozitën apo qytetarët që janë ngritur në protesta. Kjo gjë nuk ka shkuar në Kongres dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë.
Asnjë biznes nuk ndërton fabrikë të re me këto kushte në Amerikë e jo më të shkojnë investitorë nga vendet e tjera. Nuk zgjidhet kështu.
A do shkojnë të gjithë të negociojnë? BE po e bën, disa vende aziatike gjithashtu. Po sikur të bëhen bashkë? Asnjë nuk e di. Nuk ka logjikë. Pasojat nuk janë të drejtpërdrejta për Shqipërinë. Mund të ketë penalizime për fermerët shqiptarë nëse do të ketë këto mure, për disa produkte, përshembull vaji i ullirit.”
Burimi: botasot.info