Pothuajse të gjitha skuadrat kanë shpallur formacionet e tyre për Botërorin e ardhshëm.
Tani më në fund mund të zbulojmë se cili nga lojtarët e Real Madridit nuk do të marrë pjesë në turne.
Të pakualifikuar: Alaba (Austri), Lunin (Ukrainë), Mariano (Republika Dominikane).
Të pa thirrur: Vallejo, Nacho, Odriozola, Vasquez, Dani Ceballos.
I pensionuar nga Kombëtarja: Toni Kroos.
Këta nëntë lojtarë do të kthehen në stërvitje më 1 dhjetor. Ata lojtarë që thirren për turne do të marrin 10 ditë pushim shtesë pas eliminimit në mënyrë që të rikuperohen.