Kostoja e jetesës është rritur, ndërsa pensionet vazhdojnë të mbeten të ulëta, e ditë ve të fundit pensionistët po protestojnë.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në SummerClick. Ajo thotë se nuk mund të krahasohet një pensionist që ka punuar 15 vjet dhe një që ka punuar 40 vjet për të pasur pensionin e njëjtë.
“Ata thonë se standardi i jetesës dhe lartësia e pensioneve janë sa për të mbijetuar. Edhe unë jam dakord që pensionet më të ulëta janë të vogla. Megjithatë, shuma e pensioneve varet nga sa kemi kontribuar në sistemin e pensioneve gjatë jetës sonë të punës dhe nga kohëzgjatja e përvojës së punës. Nuk mund të barazojmë njerëzit që kanë punuar për 40-35 vjet dhe njerëzit që kanë punuar për 15 vjet. Nuk mund të barazojmë njerëzit që kanë punuar në punë komplekse sepse ata kanë paga më të larta dhe njerëzit që kanë pagë minimale”, tha Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministrja pajtohet me faktin se dy pensionist nuk mund të jetojnë me pension prej 25 mijë denarvë, e sidomos është edhe më e vështirë kur jeton vetëm një pensionist me 12500 denarë.
“Deklarata ime ka qenë po, për 4 vetë shporta është 50 mije denarë, ndërsa 25 mijë denarë për 2 pensionistë që jetojnë bashkë. Unë them nuk është e mjaftueshme dhe aq më pak është e mjaftueshme kur jeton vetëm një pensionist dhe kur duhet të jetojë me 12500 denar. Asnjëherë nuk do të them se 25 mijë denarë janë të mjaftueshme që të jetojnë dy pensionist”, shtoi Trençevska.
Në Maqedoni ka 336 mijë pensionist. 27% e tyre janë me pension deri në 30 mijë denarë. Shumica e pensionistëve marrin pensione shumë të ulëta, krahasuar me pagën minimale në vendin tonë. Ndryshe kërkesa e pensionistëve është për rritje lineare të pensioneve për 3500 denarë dhe që pensioni minimal të jetë 18 mijë denarë .
Burimi: TV21