Sa kapacitete mbrojtëse ka Shqipëria? Rama: Jo vetëm nuk jemi vetëm por jemi me më të fortët

February 25, 2022
1 minut lexim

E ndërsa Ukraina është në luftë, frika për një zgjerim të saj është prezente.

Pyetjes se sa kapacitete mbrojtëse ka Shqipëria për një situate të tillë i dhënë përgjigje ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryeministri Edi Rama.

Peleshi: Jemi fatlumë që jemi një nga 30 aleatët e NATO-s, artikulli 5 bën fjalë për mbrojtjen toën kolektive, nëse preket një cm i një vendi aleat  në NATO, NATO vepron si një e tërë. Natyrisht që kemi Forcën tonë të armatosur, e kombinuar me kapacitetet e NATO-s në terësi, kemi detyra operacionale nga NATO, objektiva të kapaciteteve për të cilat investojmë çdo ditë, kemi një grup batalion të dytë të këmbësorisë që është i gatshëm për tu përdorur nga NATO në operacione mbrojtëse dhe shkurajimi. NATO është një aleancë mbrojtëse që sulmon duke shkurajuar. Edhe pjesëmarrja në stërvitje vitin e kaluar, këtë synon, të tregojë muskujt e aleancës tonë. Në këtë situatë NATO ka rritur prezencën e saj në kufijtë lindorë dhe ne kemi marrë angazhimet tona konkrete, sot kemi dërguar pranë KFOR1 një togë prej 30 efektivësh. Kemi në dispozicion dhe një kompani dhe një tokë tjetër për tu alokuar në kufijtë lindorë të aleancës, për të rritur sigurinë dhe shkurajuar agresorin rus në to.

Rama:  Vitin e shkuar në Shqipëri u krye një stërvbitje, më e madhja e zhvilluar ndonjëherë në këtë pjesë të kontinentit. Stërvitja do të kryhet përsëri vitin e ardhshëm. Këtu jo vetëm që nuk jemi vetëm, por jemi me më të fortët të pranishëm duke shtrirë bashkëpunimin në nivelin e infrastrukturës me bazën ajrore. Para pak kohësh kishim këtu në det aeroplanmbajtësen që është një aeroport ushtarak masiv më vete. Nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nëse do të kemi apo jo kapacitet për tu mbojturr me të gjitha fuqitë e mundshme nga cilido duke pasur në dispozicion arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Interi barazon, lëshon rastin të kthehet në krye

Story i radhës

Skriningu në shkolla, ja sa për qind e fëmijëve kanë rezultuar pozitiv

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë