Sa kanë ndikim të rinjtë e partive në krijimin e strategjive?

Edhe pse në fushatat politike kandidatët vazhdimisht e më shumë mundohen që të përafrohen me popullin dhe të marrin besimin në zgjedhjet që do të mbahen, megjithatë gjithçka është më e qartë se nga viti në vit, nga zgjedhjet në zgjedhje, interesi i tyre për dalje në votime është vazhdimisht e më i ulët. Për këtë u debatua në Daily Click në TV21 ku mysafir ishin kryetarët e organizatave rinore të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Cila është arsyeja për këtë gjë sipas tyre?

Por sa kanë ndikim në krijimin e politikave të rinjtë në partitë politike por edhe përfaqësimi i tyre në listat zgjedhore? Edhe Popov edhe Mihajllovski të cilët janë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thonë se partitë e tyre i kushtojnë vëmendje të madhe të rinjve.

Edhe Popov edhe Mihajllovski thonë se korrupsioni është problemi kryesor në vend me të cilin përballen të rinjtë, i cili, siç theksuan, ka hyrë në të gjitha sferat e shoqërisë, ndërsa njëkohësisht u tha se problemet mund të zgjidhen vetëm kur vlerat europiane të jenë pjesë e shoqërisë sonë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Deputeti rumun: Ditë historike, Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës

Story i radhës

Nuk iu përgjigjej familjarëve prej 3 ditësh, zbulohet fati tragjik i 60-vjeçarit në Berat

Të fundit nga