“Sa ka vjedhur Edi Rama, nuk gjen një tjetër në 110 vite shtet”- Berisha thirrje për protesta

November 8, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në protestën kombëtare që pritet të mbahet më 12 nëntor.

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës të ndryshëm në selinë blu, Berisha nënvizoi se regjimi i kryeministrit Rama nuk mund të largohet pa protesta.

Sipas tij partia Demokratike është në një mision për të rikthyer votën e lirë dhe të mposhtur një makineri gjigande vjedhjeje dhe korrupsioni.

Ky regjim pa protesta nuk largohet mos të kemi iluzione. Ne nuk duhet të ikim ne nga Shqipëria ne duhet të detyrojmë Edi Ramën aty ku e ka vendin dhe me dekada. Sepse sa ka vjedhur Edi Rama në 110 vjet shtet shqiptar nuk gjen një tjetër. Ju bëj thirrje të bashkohemi në protestën e 12 nëntorit, të bashkohemi në protesta të tjera, në seri protestash. Vetëm me protesta mund ta gjunjëzojmë këtë regjim të kalbur që është kthyer në një makineri gjigande vjedhjeje dhe korrupsioni. Po ikin çdo ditë, ne duhet të luftojëm dhe ata që po ikin. Unë i kuptoj kërcënimet që ju merrni. Unë e kuptoj se sa ju shohin në televizor ju sjellin taksidarit në derën e dyqanit. Por ne duhet të ngrihemi, koha na thërret në mision, duhet t’i mposhtim. Është një regjim i kalbur dhe unë besoj se me greva dhe protesta ne do t’i realizojmë qëllimet tona dhe do të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është koha e primareve, ju ftoj të garoni por dhe të votoni në primare. Gjithçka fillon me votën. Nuk ka shtet ligjor në demokraci po u cënua vota, nuk ka biznes. Jini të mirëpritur të garoni, sikundër do vazhdojmë njëkohësisht me protesta dhe përballje me këtë regjim”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musk eksploron idenë e një Twitteri me pagesë

Story i radhës

Pas largimit nga Klan, Arjan Çani drejt këtij televizioni?

Të fundit nga

ShkoLartë