sa ka kushtuar lacivita pergjigjet boci prisni 60 dite 67fab803a0ff8

Sa ka kushtuar LaCivita? Përgjigjet Boçi: Prisni 60 ditë

April 12, 2025
1 minut lexim

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës Chris LaCivita, duke qenë se mazhoranca ka akuzuar opozitën për shuma të mëdha.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk ka pranuar të përgjigjet drejtpërdrejt duke thënë se sipas ligjit gjithçka do të bëhet transparente sipas afateve që parashikon ligji.

“Ka disa hapa për të bërë transparencën. 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen raportime. Respektoni ligjet për transparencën. Jo se ju teket juve, e bërë sille letrën. Nëse vdisni për transparencë trokisni në dyert e qeverisë.

60 ditë pas 11 majit, partitë janë të detyruara të dorëzojnë raportin financiar te KQZ që e bën publike. Në momentin që raporti shkon në KQZ, do e shpallë ajo, shkoni dhe merreni. Ku i gjen paratë Rama që bën show, për të vjedhur, për qejfet, për Kopshtin e Edenit, verën 33 mijë euro?”, tha Boçi në “Off the Record”. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fetai pikat kufitare me kosoven u bene vjen edhe ligji per perfaqesim te drejte 67fab2a6a2441
Story i mëparshëm

Fetai: Pikat kufitare me Kosovën u bënë, vjen edhe ligji për përfaqësim të drejtë

protestat nuk ndalin zrre ne hasanaj paralajmeron padi 67fac1629246a
Story i radhës

Protestat nuk ndalin ZRRE-në/ Hasanaj paralajmëron padi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë