Sa energji humb gjatë mbushjes së baterisë së automjetit elektrik

September 13, 2024
1 minut lexim

Nuk ka kushte ideale. Motorët me naftë dhe benzinë kanë problem me eficencën termike dhe veturat elektrike kryesisht me humbjen e energjisë gjatë karikimit të automjetit.

Në matjet e Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), mesatarisht është harxhuar 14,56 për qind më shumë energji se sa përfundonte në bateri. Të gjitha automobilat elektrik ngarkohen duke përdorur një kuti karikimi në mur 22 kW në një temperaturë prej 23 gradë.

Modelet ID të Volkswagen kanë pasur një humbje prej pak më shumë se 8 për qind, që është një rezultat i shkëlqyer. Mini Cooper SE pati humbjen më të lartë të karikimit. Pothuajse një e treta e energjisë humbi. Volvo XC40, i njohur në Suedi, pati një humbje karikimi prej rreth 20 për qind.

Veturat elektrike me humbjet më të larta gjatë karikimit

Sipas ADAC, arsyeja kryesore e humbjes është se rryma alternative nga rrjeti elektrik duhet të shndërrohet në rrymë direkte për ta ruajtur atë në bateri.

Shumë pronarë të veturave elektrike shikojnë vetëm konsumin gjatë vozitjes, por ndryshimet e mëdha në karikim tregojnë se energjia e përdorur gjatë mbushjes duhet të jetë mënyra e duhur për të matur efikasitetin.

Për automobilat me bateri të mëdha, humbja është e konsiderueshme. BMW iX, i cili ka një kapacitet neto të baterisë prej 105 kWh, duhej të ngarkohej me 125.2 kWh. Kjo do të thotë se 20 kWh humbën në rrugën drejt baterisë. E gjithë kjo, në fund të fundit, kushton para.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA masa shtesë ndaj qeverisë së Venezuelës

Story i radhës

Neymar i kënaqur që Depay ka zgjedhur futbollin brazilian

Të fundit nga

ShkoLartë