E premtja ka sjellë reshjet në vend dhe të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe në fundjavë.
Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, moti përgjithësisht do të karakterizohet nga vranësira hera-herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.
Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet mëngjesin e së shtunës. Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar. Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës. Deri në mesditë, reshjet parashikohet të jenë të pranishme vetëm në zonat malore, ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për t’i lënë vendin motit të kthjellët.
Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e përkohësisht e vrullshme në momentet me reshje. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.