Sa do të vazhdojnë kapriçiot e motit, kur do të ndalin shirat e prillit

April 7, 2022
1 minut lexim

Reshjet e shiut kanë përfshirë këtë të enjte të gjithë territorin e vendit. Meteorologët parashikojnë sasi të konsiderueshme shiu në 24 orët e fundit.

“Kjo e enjte është përfshirë nga vranësira të dendura që po sjellin reshje shiu me intensitet mesatar. Zonat veriore, gjatë ditës së sotme pritet të marrin rreth 20 mm reshje shiu. Sasira më të pakta pritet të marrin zonat qendrore dhe jugore, rreth 10 mm”, – tha për Tv Klan Hakil Osmani.

Por moti dhe kapriçiot e tij do të vijojnë edhe gjatë kësaj fundjave. E shtuna do të jetë një ditë tipike pranvere, me temperatura të larta, ndërsa e diela e ftohtë dhe me shi.

“Dita e diel risjell një sistem vranësirash në territorin shqiptar, i cili do të sjellë reshje në sasira më të konsiderushme sesa ato të sotmet. Edhe pse do të kemi një të shtunë tipike pranverore, do të kemi të dielën një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të zbresin në rreth 16 gradë celcius”.

Ditët me diell do të rikthehen serish të hënën për të na shoqëruar në pjesën më të madhe të muajit prill.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti përsëri në Greqi, vitin e kaluar u kritikua pse qëndroi 7 ditë në shtetin helen

Story i radhës

Facebook rikthehet tek monedhat dixhitale

Të fundit nga

ShkoLartë