2
Athinë, 19 shtator – Një sëmundje e re është shfaqur te kafshët. Bëhet fjalë për sëmundjen e murtajës te dhitë dhe delet. Për shkak të sëmundjes, në Greqi dhe Rumani janë asgjësuar pothuajse 17,000 krerë.
Nuk ka shërim për këtë sëmundje, përveç vaksinimit. Autoritetet thonë se importi i mishit nga Greqia është nën kontroll.
“Ne si shtet eksportojmë qumësht dhe produkte të qumështit, lesh dhe lëkurë. Do të ndikojë edhe në ekonomi dhe ekonomikisht Maqedonia do të humbasë shumë. Ekziston rreziku që të ndodhë edhe këtu, por ne po marrim masa, kemi marrëveshje me BNJVL-në, nga ku duhet ndihmë, sepse sëmundja kur shfaqet nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut, por është e dëmshme për delet dhe dhitë. Ne ramë dakord me Ministrinë e Brendshme që të kemi kontroll më të madh për importin e ligjshëm të kafshëve”, tha Oliver Millanov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarisë.
Vendi duhet të përgatitet në kohë, nëse sëmundja shfaqet, masat duhet të zbatohen shumë shpejt, rekomandojnë ekspertët. Në vend tashmë mbizotëron e ashtuquajtura murtaja afrikane te derrat. Gjendja është në nivel të qëndrueshëm dhe deri më tani kanë ngordhur rreth 10 mijë derra.
“Këto janë sëmundje shumë të rënda. Theksi kryesor për kontrollin e sëmundjes është zbatimi i masave të rrepta, të cilat përfshijnë vrasjen e të gjitha kafshëve që janë të infektuara, nuk ka masa të tjera, pra ka vaksinim, por nëse vaksinimi zbatohet, do të ketë pasoja në drejtim të eksportit të produkteve nga vendi. Në rastin tonë është eksporti i mishit të qengjit, i cili është shumë i rëndësishëm për ekonominë maqedonase”, u shpreh Toni Kiranxhiski- udhëheqës i projektit për kontrollin e sëmundjeve infektive në Ballkanin Perëndimor.
“Gjatë kësaj periudhe jemi duke punuar që fermerët të informohen dhe çdo dyshim të raportohet me kohë që të mund të reagojmë”, theksoi Igor Xhaxhovski- profesor në Fakultetin e mjekësisë veterinare.
Në Ohër, pesëdhjetë ekspertë nga njëzet e dy vende evropiane debatuan për sfidat me të cilat përballen vendet me këto sëmundje.
BURIMI: zhurnal.mk