Ryan Giggs ka marrë një vendim befasues.
Ikona uellsiane e Manchester United, Ryan Giggs ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Uellsit.
Kombëtarja e Uellsit duhet të gjejë një trajner tjetër për Kupën e Botës, pasi Giggs ka dhënë dorëheqje me efekt të menjëhershëm.
“Unë po largohem nga pozita ime si trajner i Uellsit”, ka thënë Giggs.
“Ishte nder dhe privilegj ta drejtoja këtë kombëtare”, ka shtuar uellsiani.
Giggs ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave me të cilat përballet në gjykatën e Mançesterit