Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka përcjellë urimet e tij për qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke reflektuar mbi arritjet e përbashkëta të vitit që po lëmë pas dhe duke shprehur shpresën për një vit të ri të suksesshëm.
“Të dashur qytetarë të Junikut, në këtë fundvit, ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese. Viti që po lëmë pas ka qenë sfidues, por falë përkushtimit tuaj dhe frymës së bashkëpunimit, kemi arritur të bëjmë hapa përpara drejt qëllimeve tona të përbashkëta,” theksoi Shehu në mesazhin e tij.
Kryetari gjithashtu publikoi një video që përmbledh disa nga projektet e realizuara gjatë vitit 2024, duke i cilësuar këto arritje si fryt i përpjekjeve të përbashkëta dhe vizionit për një Junik më të zhvilluar dhe më të fortë.
Në fund, ai uroi që viti 2025 të sjellë shpresë, gëzim dhe paqe për çdo familje të Junikut. “Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e komunës sonë dhe për mirëqenien e çdo qytetari. Gëzuar Vitin e Ri 2025!” përfundoi Shehu.
Juniku vazhdon të synojë përparimin dhe zhvillimin me mbështetjen e qytetarëve dhe angazhimin e udhëheqjes komunale.
Burimi: botasot.info