Rutte zbulon formulën e re për shpenzimet e mbrojtjes: 5% fonde sipas propozimit të Trump

May 3, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 2 maj – Kreu i NATO-s Mark Rutte ka propozuar një formulë të re për shpenzimet e mbrojtjes.

Ai i ka propozuar anëtarëve të aleancës që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera në artikuj të tjerë të lidhur me mbrojtjen për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%.

Lajmin e publikoi agjencia e lajmeve Reuters.

Propozimi i Rutte sipas saj do t’i lejojë presidentit të SHBA të shpallë një fitore në një samit të NATO-s në Hagë në muajin qershor, dhe njëkohësisht nuk angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë të premtojnë 5% të shpenzimeve kryesore të mbrojtjes, një manovër që shumë shtete e shohin si politikisht dhe ekonomikisht të paqëndrueshme.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Story i radhës

Veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit në Sazan, policia kufitare e Vlorës shpëton turistët

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë