rutte gjermania po udheheq transformimin me te madh te nato s qe nga lufta e ftohte 6aa3cf70be098

Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë

September 11, 2026
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të Aleancës që nga Lufta e Ftohtë, e cila pati nisur pas LIIB ndërsa zgjati deri në fund të viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Duke folur në Konferencën vjetore të Shefave të Misioneve në Berlin, Rutte tha se NATO po hyn në një fazë të re, të cilën e quajti “NATO 3.0”.

Sipas tij, aleatët evropianë dhe Kanadaja po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Siguria nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë për ne, por me ne”, tha Rutte, transmeton NATO.

Ai vlerësoi kontributin e Gjermanisë në sigurinë e Aleancës. Rutte përmendi brigadën e re të blinduar gjermane në Lituani dhe rolin e ri komandues në krahun lindor të NATO-s.

Ai theksoi gjithashtu angazhimin e avionëve dhe anijeve gjermane në forcimin e mbrojtjes dhe të parandalimit.

Rutte vlerësoi edhe industrinë gjermane të mbrojtjes, nga kompanitë e mëdha deri tek ndërmarrjet inovative.

“Po prodhoni më shumë dhe po bëni më shumë për Aleancën tonë”, deklaroi ai.

Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Rutte shprehu solidaritetin e NATO-s me Gjermaninë pas sulmit hibrid rus në Aeroportin e Leipzigut.

“NATO qëndron në solidaritet të plotë me Gjermaninë. Keni tridhjetë e një miq dhe aleatë në krahun tuaj”, tha ai.

Sipas Rutte, përgjigjja e Aleancës do të jetë rritja e mbështetjes për Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punimet e konventes republikane ne dallas berisha takim me drejtues te larte te drejtesise ne shba 6aa3cf121aaeb
Lajmi i mëparshëm

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

motra e dolly parton thote se motra e saj ishte e qete para vdekjes se saj gjithmone mund ta kuptoja 6aa3d03c58ee8
Lajmi i radhës

Motra e Dolly Parton thotë se motra e saj ishte e qetë para vdekjes së saj: Gjithmonë mund ta kuptoja

Të fundit nga

ShkoLartë