punimet e konventes republikane ne dallas berisha takim me drejtues te larte te drejtesise ne shba 6aa3cf121aaeb

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

September 11, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.

I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Për Berishën, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë punimeve të Konventës Republikane, në Dallas, në një prej momenteve më të rëndësishme të jetës politike amerikane, ku Republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat që përballon bota e lirë, bashke me z. Fatmir Mediu, pata nderin dhe kënaqësinë të takoja krerët e Departamentit të Drejtesisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Todd Blanche, dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka zhvilluar një takim edhe me Mehmet Oz,Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi.

“Gjatë Konventës Republikane në Dallas, me Mehmet Oz, Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS)”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Takimi vjen në kuadër të axhendës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon takime me figura të Partisë Republikane dhe përfaqësues të administratës amerikane, gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet republikane në Dallas.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoti flet para seances skemi arsye ta ndryshojme kandidatin per nenkryetar 6aa3ce93e4262
Lajmi i mëparshëm

Hoti flet para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar

rutte gjermania po udheheq transformimin me te madh te nato s qe nga lufta e ftohte 6aa3cf70be098
Lajmi i radhës

Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë

Të fundit nga

ShkoLartë