2
Getting your Trinity Audio player ready…
|
Bruksel, 9 qershor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për një kërcim të madh në aftësitë mbrojtëse, duke përfshirë një rritje prej 400 për qind të mbrojtjes ajrore dhe raketore të aleancës, për t’u mbrojtur nga Rusia.
“Rusia po shpërndan terror në Ukrainë, kështu që ne do të forcojmë mburojën që mbron hapësirën tonë ajrore”, tha Rutte në një fjalim në organizatën kërkimore Chatham House në Londër.
Kreu i aleancës ushtarake tha se për të ruajtur frenimin dhe mbrojtjen e besueshme, NATO-s i duhet një rritje prej 400 për qind e mbrojtjes ajrore dhe raketore.
“Fakti është se ne kemi nevojë për një kërcim të madh në mbrojtjen tonë kolektive”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Komentet e Rutte vijnë përpara një samiti të NATO-s në Holandë këtë muaj, ku ai më parë ka njoftuar se do t’u propozojë shteteve anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së.
BURIMI: zhurnal.mk