rutina 30 minuteshe e mengjesit per nje dite pa stres 620632e0c6b2c

Rutina 30-minutëshe e mëngjesit për një ditë pa stres

February 11, 2022
min lexim

Rutina e mëngjesit mund të jetë një sfidë më vete, madje edhe për ata që e konsiderojnë veten “njerëz mëngjesi”. Nëse përballeni me një orar të ngjeshur dhe/ose kujdeseni për familjen, mëngjesi mund të jetë i lodhshëm. Prandaj është e rëndësishme të paturit një rutinë që ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret. Ekspertët e shëndetit dhe psikologët këshillojnë teknikën 30-minutëshe.

2 minutat e para – Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të nisni ditën. Mendimet e para duhet të jenë diçka si: Jam i/e lumtur, ndihem shumë mirë, më pret suksesi, etj. Këto mendime mund të mos ju vijnë automatikisht në mëngjes, kështu që përpiquni t’i përsërisni para se të flini.

5 minuta: Teknikat e mendjes dhe frymëmarrja e thellë – Zbatoni teknika që ju “pastrojnë” mendjen, të cilat mund të jenë formë e meditimit ose lutjes. Këto forma ju ndihmojnë që ta nisni ditën më mbarë. Ushtrimet e frymëmarrjes janë gjithashtu të këshillueshme për qetësinë. Teksa qëndroni shtrirë në shtrat, merrni frymë thellë përmes hundës, mbajeni për pesë sekonda dhe nxirreni jashtë përmes gojës.

5 minuta: Ditar – Dëshira për të kapur telefonin ose laptopin është ndoshta më e fuqishme, por prisni pak. Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e një “ditari” ku të shkruani diçka pozitive. Disa studime sugjerojnë që kjo praktikë është e dobishme për integrimin e trurit sepse ndihmon në integrimin e pjesëve të tij, të cilat përfshijnë aftësi gjuhësore dhe krijuese, duke rritur kreativitetin për pjesën tjetër të ditës. Të shkruarit e diçkaje pozitive – siç janë tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës ose një qëllim pozitiv për ditën – mund të ndihmojë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Nëse të shkruarit nuk është për ju, mund të provoni të dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë.

5 minuta: Shkruani detyra thelbësore për ditën – Të pasurit një listë me detyra na ndihmon që të përcaktojmë planin e punës, të merremi me gjërat thelbësore pa qenë nevoja që të ndihemi të mbingarkuar.

10 minuta: Koha për familjen (dhe/ose kafshët) – Pas 17 minutave që i keni kushtuar vetes, keni 10 minuta kohë për familjen. Disa prindër mund të hasin vështirësi këtu, sidomos ata me fëmijë të vegjël, por për prindërit e adoleshentëve kjo kohë është mëse e mjaftueshme.

Ju mbeten disa minuta ekstra? Tani mund ta përdorni telefonin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

roxhers demirazin dua te kthehem per te thene te verteten per ate qe ndodhi ate nate 620631b487b3f
Story i mëparshëm

Roxhers Demirazin: Dua të kthehem për të thënë të vërtetën për atë që ndodhi atë natë

mbijeton ligji gjerman per vaksinim te detyrueshem te stafit shendetesor 620632e2c3fff
Story i radhës

Mbijeton ligji gjerman për vaksinim të detyrueshëm të stafit shëndetësor

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë