rustemi ndajme 20 2 milion euro per lidhjen e re rrugore kercove diber 6298661e861a9

Rustemi: “Ndajmë 20.2 milion euro për lidhjen e re rrugore Kërçovë – Dibër”

June 2, 2022
1 minut lexim
FB IMG 1654153807599 750x430 1

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevskin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarskin dhe zëvendësdrejtorin e NPRRSH, Bllagojçe Tërpevskin, kryen inspektim në punët ndërtimore në ndërtimin e rrugës rajonale segmenti R2246 Izvor ( lidhja me A2) – Ura e Garës, në gjatësi prej 19 km në vlerë prej 20.2 milioni euro.

Rustemi gjithashtu e informoi kryeministrin Kovaçevski se kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e segmentit rrugor me të cilën do të zvogëlohet kohëzgjatja e rrugëtimit.

“Me ndërtimin e segmentit Izvor – Ura e Garës, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës do të fitoj lidhe të re rrugore midis qyteteve Kërçovë dhe Dibër si dhe do të zvogëlohet kohëzgjatja e rrugëtimit. Për këtë qëllim siguruam 20.2 milion euro, mjete nga buxheti i NP për Rrugë Shtetërore. Kontraktori i punëve ndërtimore Ilinden – Strugë filloi me punë dhe për momentin punohet në pastrimin e trasës, gërmimin e punimeve tokësore dhe ndërtimin e argjinaturës. Deri më tani kemi 20% të realizimit të punës”, deklaroi drejtori Rustemi.

FB IMG 1654153814563

FB IMG 1654153812027

FB IMG 1654153809942

FB IMG 1654153807599

%D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80 %D0%B1%D0%BE%D0%BD%D1%83%D1%81 %D0%B8%D0%B3%D1%80%D0%B0 %D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 2

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne minatori sot zhvillohet finalja e katert ndermjet trepces dhe yllit 6298645599899
Story i mëparshëm

​Në “Minatori” sot zhvillohet finalja e katërt ndërmjet Trepçës dhe Yllit

kosova nis sot aventuren ne ligen e kombeve analistet optimiste sjemi inferiore 629869a03f754
Story i radhës

​Kosova nis sot aventurën në Ligën e Kombeve, analistët optimistë: S’jemi inferiorë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë