Ruslana: Ju lutem mos na injoroni, jam më e frikësuar se kurrë

March 1, 2022
1 minut lexim

Me siguri të gjithë e mbani mend këngëtaren ukrainase Ruslana, e cila fitoi Eurovizionin në vitin 2004 dhe kënga e saj u bë hit për vite me radhë.

Këngëtarja ka reaguar në një dalje për mediat lidhur me situatën në të cilën gjendet vendi i saj dhe ka treguar se kurrë më parë nuk kanë qenë nën një sulm të tillë.

“Situata është e rëndë. Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar për të gjithë njerëzit në Ukrainë, por edhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Nuk kemi parë kurrë një luftë të tillë. Bomba, raketa, tanke, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, përmes internetit dhe mediave sociale. Jemi të shokuar. Unë nuk jam me familjen time, nuk e di nëse kam apo jo shtëpi për momentin dhe ju kërkoj të bëheni një me ne paqeruajtësit. Ndihmoni, flisni, por ndihmoni pak. Ju lutemi mos na injoroni.

Njerëzit tani jetojnë në bodrume, në strehimore ditët e fundit. Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Çfarë do të ndodhë me të moshuarit? Ata nuk mund të hanë, nuk mund të flenë. Unë nuk jam me familjen time, nuk mendoj për veten time. Unë përdor zërin dhe emrin tim për të bërë gjithçka që mundem për të ndaluar luftën e Putinit . Plani i Putinit është i tmerrshëm. Për t’i treguar botës se Ukraina është një hiç. Ai dëshiron të ndërtojë një botë vetëm për Rusinë. Ai është një terrorist i rrezikshëm.Ai po përpiqet të vrasë Kievin”, është shprehur Ruslana.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rubla ruse pëson rënie rekorde

Story i radhës

Kurrë më afër Barcelonës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë